Ivanoviç nesër përballet me akuzat për krime lufte
Pëlqej
Lideri i Iniciativës Qytetare Serbe, SDP, Oliver Ivanoviç do të paraqitet nesër për herë të parë përpara gjykatës, pasi që akuzohet për krime lufte kundër shqiptarëve përgjatë viteve 1999-2000 në Mitrovicë.

Avokati i Ivanoviçit, Nebojsha Vllajiç, u shpreh para gazetarëve në veri të Mitrovicës se eshte i gatshëm për gjykimin e nesërm, duke thënë se klienti i tij pret me padurim që të mbrohet përmes fakteve të cilat do t’i paraqesë.

“Pres që nesër vetëm të lexohet aktakuza dhe klienti im të sqarohet rreth pafajsisë së tij. Po ashtu shpresoj që gjykimi të zhvillohet sipas ligjit, ashtu siç duhet. Gjykimi zyrtarisht nuk fillon nesër, edhe pse është caktuar seanca e parë, e cila do të jetë e natyrës teknike dhe ka karakter më shumë përgatotir”, ka shtuar Vllajiç.

Një nga prokurorët e Prokurorisë Speciale të Kosovës ka ngritur akuza për krime lufte jo vetëm për Ivanoviçin, por edhe kundër 4 serbëve të tjerë, që dyshohet të kenë kryer krime gjatë kohës së luftës. /albeu.com/
Shtuar më 25/08/2014, ora 12:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori