Reali dhe Barcelona sërish në luftë, këtë herë për yllin i Interit

Marcelo Brozovic ka hyrë si emër i ri në planet e transferimit të dy klubeve të mëdha të La Ligas, Barcelonës dhe Real Madridit.

Mesfushori i Interit ka zhvilluar një sezon të mirë në Serie A, dhe në moshën 27-vjeçare duket se ka ardhur koha që ai të provojë një aventurë të re duke ndryshuar ambient.

Sipas gazetës “Mundo Deportivo”, Reali dhe Barca po shikojnë mundësinë e transferimit të Marcelo Brozovic.

Sigurisht që Antonio Conte është kategorik kundër largimit të yllit të skuadrës klauzola e të cilit është 60 milionë euro.


Shtuar 22.04.2020 12:20