Ndiqni pamjet LIVE, mijëra studentë rrethojnë Kuvendin
Ivanoviç: Duan të më zhdukin nga politika
Pëlqej
Lideri i Iniciativës Qytetare Serbe, SDP, Oliver Ivanoviç ka thënë se arrestimi i tij ka si synim eliminimin e aktivitetit të tij politik.

Ai ka shtuar se kulmi i fyerjes së EULEX, është refuzimi i kërkesës së Beogradit zyrtar për tu mbrojtur në liri.

“Është e mundur që disa politikanë të njohur shqiptarë nga Kosova të jenë nën hetime për krime, për çka dashuria e madhe ndaj miqve të Kosovës do të turbullohet”, u shpreh Ivanoviç për "Politika".

Oliver Ivanoviç u arrestua më 27 janar 2014, nën akuzën e krimeve të luftës gjatë vitit 1999 dhe për vrasje të rëndë kundër shqiptarëve më 2000. /albeu.com/
Shtuar më 14/08/2014, ora 09:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori