Ivanoviç: Beogradi mund të na dëmtojë
Kandidati për për Kryetar të Komunës së Veriut të Mitrovicës, Oliver Ivanovic thotë se deklarimi i Kryeministrit të Serbisë, Ivica Daçiç, në favor “Listës Serbe”, mund ta dëmtojë procesin demokratik zgjedhor dhe të krijojë përçarje mes serbëve në Kosovë. “Qeveria e Serbisë mund të dëmtojë procesin demokratikzgjedhjeve, nëse vazhdon të veprojë siç është duke bërë tani, pasi që momentalisht ajo është duke e përkrahur një subjekt politik”, tha kanditati i “Iniciativës Qytetare, Serbia, Demokracia, Drejtësia” në një intervistë për Lajm.net. Ai thotë se zyrtarët serbë nuk duhet të mbështesin një subjekt politik, por procesin zgjedhor si tërësi. "Një anim i tillë mund të krijojë incidente mes subjekteve politike të cilat garojnë në këto zgjedhje. Ndërsa, do të ishte më mirë që ne të gjithë së bashku të jemi kundër atyre që janë kundër zgjedhjeve”, theksoi ai. Ai pohon se në veri të Kosovës ka grupe që paguhen nga persona të caktuar për të penguar subjektet politike serbe të marrin pjesë në zgjedhjet e 3 nëntorit. Lidhur me protestat e planifikuara që të mbahen kundër zgjedhjeve, mendon se do të jetë i vogël numri i qytetarëve që do t’i përgjigjen kësaj ftese. /albeu.com/

Shtuar më 10/10/2013, ora 16:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori