Ivanoviç: Arrestimi im i nxitur nga radikalët shqiptarë
Pëlqej
Lideri lokal serb, Oliver Ivanoviç që gjendet këtu e shtatë muaj në paraburgim ka thënë se akuzat ndaj tij për krime lufte kundër shqiptarëve janë të pakuptimta.

Ivanoviç u shpreh se kjo gjë do të dëshmohet gjatë gjykimit.

Sipas tij, arrestimi i tij bëhet për të nxitur trazira.

"Është nxehur rasti i para 15 viteve nga i cili edhe UNMIK kishte hequr dorë pasi ishte e qartë se nuk jam fajtor", ka thënë Ivanovic.

Politikani serb ua ka hedhur fajin "qarqeve radikale shqiptare" që, sipas tij, e shohin si pengesë përparimin e tij dhe të serbëve të Kosovës në përgjithësi.

Ivanoviç ka shtuar se ditët e tij në paraburgim po mundohet ti kalojë sa më mirë, duke bërë palestër dhe duke lexuar shtypin e Prishtinës, e atë të Beogradit. /albeu.com/
Shtuar më 22/08/2014, ora 13:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori