Ivanoviç: Akuzat ndaj meje janë "monstruoze"
Pëlqej
Kryetari i Listës Qytetare Serbe, Oliver Ivanoviç ka deklaruar se të gjitha akuzat që i janë drejtuar atij janë të pavërteta dhe monstruoze.

Ai i ka thënë agjencisë së së lajmeve RTS që nga paraburgimi se arrestimi i tij lidhet me faktin se EULEX-i kërkon të vërë barazi në arrestime mes shqiptarëve dhe serbëve.

“Në disa raste të mëdha të gjykimeve në Kosovë janë të akuzuar shqiptarët dhe nuk ka serbë. Misioni i EULEX-it që ka problem me kredibilitetin në mesin e shqiptarëve, e edhe më shumë në mesin e serbëve, disi ka tentuar që nga ky moment të tregojë se vepron si mision i barazapeshuar”, është shprehur Ivanoviç.

Ivanoviç aktualisht ndodhet në burgun e Mitrovicës së veriut, ndërsa mbi të eshte ngritur akuza për krime lufte ndaj shqiptarëve në vitin 2000. /albeu.com/
Shtuar më 03/09/2014, ora 15:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori