Dalin pamjet e aksidentit me një viktimë të autobusit me targa shqiptare në Kroaci, të lënduarit transportohen në spital

Fotot që shihni më poshtë janë të aksidentit të autobusit me targa shqiptare me një viktimë dhe 7 të lënduar, të ndodhur në autostradën A1 në drejtim të Zagrebit, në Kroaci.

Aksidenti i ndodhur pak para mesnate, dyshohet se ka ndodhur për shkak të motit me reshje dëbore, që mbuloi rrugët e autostradës, ndërkohë hetimet për ngjarjen kanë nisur.

Sipas informacioneve paraprake të mediave kroate, dyshohet se viktima është shoferi, ndërsa 7 pasagjerët e lënduar janë dërguar në spital.