Iu vihet flaka dy makinave në Mitrovicë
Pëlqej
Dy automjeteve u është vënë flaka mbrëmë rreth orës 22.00 në veri të Mitrovicës.

Mësohet se përveçse dëmeve materiale, nuk ka të lënduar në njerëz.

Automjetet e markës Fijat Stillo dhe Wolsfagen Polo, pronar të së cilave janë Dejan Skoperdic - punëtor i EULEX-it dhe Marko Jovanovic - gardian në burgun e veriut të Mitrovicës, dyshohet se janë djegur qëllimisht nga persona të panjohur.

Numri i makinave të djegura kohët e fundit në Mitrovicë ka arritur në 4. /albeu.com/
Shtuar më 15/08/2014, ora 11:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori