Iu nënshtrua operacionit, Veseli viziton Thaçin
Kadri Veseli sot i ka bërë vizitë presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, në QKUK.

Ai tha se e uroi mikun e tij të çmuar për rikuperim sa më të shpejtë, dhe falënderoi stafin shëndetësor të Klinikës së Urologjisë në QKUK për profesionalizmin dhe kujdesin e treguar ndaj Presidentit Thaçi.

Më tutje Veseli tregon se Thaçi do t’i kthehet shpejt familjes dhe punës në kryerjen e detyrave shtetërore.

Postimi i plotë:

Presidenti i Kosovës është mirë me shëndet. Gjatë vizitës që i bëra sot pasdite i urova mikut tim të çmuar rikuperim sa më të shpejtë. Falënderova edhe stafin shëndetësor të Klinikës së Urologjisë në QKUK për profesionalizmin dhe kujdesin e treguar ndaj Presidentit Thaçi, i cili do t’i kthehet shpejt familjes dhe punës në kryerjen e detyrave shtetërore.
Shtuar më 23/04/2020, ora 20:28

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori