Italia premton mbështetje për shëndetësinë e Kosovës
Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Imet Rrahmani priti sot Ambasadorin e Italisë në Kosovë, Andreas Ferrarese, i cili ka premtuar mbështetje për sektorin e shëndetësisë. Gjatë takimit ata biseduan për bashkëpunimin në shëndetësi në mes dy vendeve.

“Mbështetja e Qeverisë Italiane nuk do të mungojë në asnjë moment të vetëm, dhe do të jemi në dispozicionin tuaj aty ku ju e shihni të nevojshme se mund të kontribuojmë”, tha Ambasadori Ferrarese.

Ministri Rrahmani tha se që nga pas lufta e deri më tani, për herë të parë shëndetësia është prioritare në Qeverinë e Kosovës.

Ndër të tjera u diskutua forma e bashkëpunimit në trajnimin e profesionistëve shëndetësor kosovar në Itali, dhe forma të tjera bashkëpunimi me qëllim të ngritjes së kapaciteteve infrastrukturore dhe profesionale shëndetësore në Kosovë. /albeu.com/
Shtuar më 29/01/2015, ora 15:46

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori