Italia përkrahëse e Kosovës në rrugën drejt BE
Italia do të vazhdojë të lobojë për Kosovën dhe do të përkrahç perspektivën e saj evropiane. Kçtç e ka shprehur Presidenti në detyrë i Republikës së Italisë, Pietro Grasso, gjatç takimit presidenten e Kosovçs, Atifete Jahjaga. Gjatç takimit, u diskutua për zhvillimin dhe avancimin e marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Italisë, për zhvillimet e përgjithshme në Kosovë dhe rajon, si dhe theks i veçantë iu kushtua procesit të integrimit evropian të Republikës së Kosovës, angazhimit rreth reformave të brendshme, sundimin e ligjit dhe bashkëpunimin ekonomik ndërmjet dy vendeve.

Presidentja Jahjaga vlerësoi lart ndihmën që Italia i ka dhënë dhe vazhdon t’i japë Kosovës, e posaçërisht ndihmën e dhënë përmes KFOR-it dhe EULEX-it.

Ndçrsa Presidenti Grasso tha se Kosova dhe Italia duhet të punojnë të zgjerojnë marrëdhëniet bilaterale ekonomike. Ai theksoi se rajoni i Ballkanit Perëndimor për Italinë ka rëndësi strategjike.

Presidentja Jahjaga zhvilloi edhe një takim në Parlamentin Evropian, ku u prit nga Presidentja e Dhomës së Deputetëve të Parlamentit Italian, Laura Boldrini.

Në këtë takim u diksutua për thellimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Italisë, si dhe intensifikimin e raporteve institucionale ndërmjet ty dyja vendeve.

Presidentja Boldrini theksoi se e ardhmja e Kosovës është në Bashkimin Evropian dhe Italia do të jetë një përkrahës i madh i Kosovës në këtë rrugë. /albeu.com/
Shtuar më 22/01/2015, ora 11:51

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori