Zëvendëskryeministri italian ka njoftuar se ka firmosur dëbimin e një
shtetasi kosovar nga vendi.
Mateo
Salvini tha se
shtetasi me iniciale M.M. 43 vjeç,
konsiderohet i rrezikshëm për sigurinë e Italisë dhe qytetarëve .
“Sot kam nënshkruar dekretin për dëbimin e kosovarit 43-vjeçar, M.M., banor afër Sienas, pjesëtar i një
grupi islamik që
konsiderohet i rrezikshëm për sigurinë e shtetit. Jashtë nga Italia kushdo që dëshiron të na sjellë luftë në shtëpi”, tha ai.
Sipas mediave Italiane dyshohet se
shtetasi kosovar i arrestuar dhe tashmë i shpallur i padëshiruar në Itali, akuzohet si pjesëtar i një
grupi islamik.
Por për të nuk ka shumë të dhëna, të paktën deri tani dihet vetëm fakti qe 43-vjeçari shqiptar ishte frekuentues i një qendre kulturore islamike në Sienë.
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Brendshëm,
Salvini njihet për qasjen e tij radikale ndaj emigranteve, ndërsa politikat e tij janë kritikuar nga organizmat ndërkombëtarë.
Shtuar më 10/08/2019,
ora 10:50