Isufi: S'ka dobi nga dialogu në Bruksel, politikanët të largohen
Ahmet Isufi, nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka thënë se nga dialogu në Bruksel nuk ka asnjë dobi dhe se politikanët e Kosovës duhet të largohen.

"Nga ky takim presim të njëjtin avaz si në takimet e kaluara, nga një agjendë e të tjerëve, agjendë e dirigjuar nga Serbia dhe fasilituar nga Bashkimi Evropian. Kemi udhëheqje të papërgjegjshme që nuk i sheh pasojat", ka thënë Ahmeti në "Ora e Fundit".

"Serbisë kur i duhet e përdor Rusinë dhe në të njëjtën kohë do të integrohet në Bashkimin Evropian përmes dialogut. Prandaj Opozita e ka parë që është fundi, të japin dorëheqje dhe të shkohet në zgjedhje të parakohshme.

Serbia duhet t'i lajë borxhet që ia ka Kosovës, pastaj mund të fillojë negocimi për raportet Kosovë-Serbi, por tani kemi acarim më të madh se kur ka filluar dialogu. Këta i kanë ç'normalizuar raportet në vend se t’i normalizojnë", ka thënë Ahmeti.

Ai ka shtuar se liderët institucionalë të Kosovës, Isa Mustafa, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, kanë thyer ligjin pasi kanë lënë Kosovën pa liderë institucionalë duke udhëtuar të gjithë jashtë vendit në të njëjtën kohë. /albeu.com/
Shtuar më 02/02/2017, ora 10:26

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori