Isufi: Policët mbrojtën integritetin e Kosovës
Nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi ka denoncuar aktin e arrestimit të dy policëve. Në një konferencë për media, tha se veprimet e shtetit serb janë antievropiane, antidemokratike dhe agresion i drejtpërdrejt mbi territorin e Republikës së Kosovës.


“Ky veprim armiqësor i Republikës së Serbisë vjen si pasojë e nënshtrimit të vazhdueshëm të Qeverisë së Kosovës, e cila në vend se të ndërmarrë veprime konkrete për zbatimin e Kushtetutës dhe mbrojtjen e integritetit dhe sovranitetit të vendit, del me deklarata të çuditshme se gjoja Serbia e paska pranuar pavarësinë e Kosovës. Pozita inferiore dhe nënshtruese e Qeverisë së Republikës së Kosovës ka lejuar që vendit tonë t`i vritet polici, t`i kidnapohet polici dhe mbi të gjitha të përdhoset uniforma e shtetit të Kosovës. Policët kufitarë është dashur ta mbrojnë integritetin e tyre personal dhe integritetin shtetëror”, tha Isufi duke kërkuar lirimin e mënjëhershem të policëve. /albeu.com/
Shtuar më 01/04/2012, ora 13:29

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori