Isufi nuk përfillet për nënshtrimin ndaj LDK-së, reagon i habitur
Pëlqej
Nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së Ahmet Isufi, ka deklaruar se nuk ka marrëveshje mes partive për ratifikimin e marrëveshjes për demarkacionin.

I kontaktuar nga Insajderi, pas deklaratës së zëvendëskryeministër Behgjet Pacolli se kryeministri Ramush Haradinaj ka pranuar kushtin e LDK-së, Ahmet Isufi tha se nuk ka ndonjë marrëveshje për këtë çështje.

“Zoti Behgjet Pacolli ka folur për veti por nuk ka ndonjë marrëveshje. Unë nuk e ka di a ka pasur ndonjë takim me zyrtarë të LDK-së, por zyrtarisht nuk ka asnjë marrëveshje”, tha ai.

Pas zëvendëskryeministrit Behgjet Pacolli, edhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka njoftuar se është arritur konsensusi mes palëve për ratifikimin e marrëveshjes për demarkacionin.

Përfundimisht, të mërkurën do të kalojë demarkacioni. Kjo pasi Ramush Haradinaj është bindur të pranojë kushtin e LDK’së për ta lënë Raportin e Shpejtim Bulliqit vetëm si raport informues e orientues për deputetët.


Shtuar më 24/02/2018, ora 14:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori