Isufi: Hyrja e Vulin, lëshimi i radhës që bën Prishtina
Kryetari i Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Ahmet Isufi, hyrjen e Aleksandër Vulinit në Kosovë, e ka cilësuar si mungesë e seriozitetit nga ana e Qeverisë së Kosovës.

Sipas tij, vendimi i mëhershëm i ekzekutivit kosovar, që t’i ndalohet hyrja në Kosovë, nuk duhej të ndryshohej, sepse në këtë mënyrë Qeveria e Kosovës, po tregon se i mungon fuqia përballë vendimeve që zyrtarëve serbë t’u ndalohet hyrja në Kosovë, gjatë fushatës zgjedhore.

Ndonëse Qeveria e Kosovës kishte vendosur që të mos e lejojë ministrin pa portofol në Qeverinë e Serbisë, të hynte në vend, ky i fundit ka kaluar orë më parë, pikën kufitare të Jarinës. Bashkë me të ka ardhur edhe ministrja e Energjetikës, Zorana Mihajlovic. /albeu.com/

Shtuar më 17/10/2013, ora 14:07

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori