Ismaili nuk pranon dënimin e gjykatës
Gjykata Themelore në Prishtinë e ka shpallur fajtor deputetin Fisnik Ismaili, për posedim të armëve.

Gjykata Themelore e Prishtinës e ka shpallur fajtor deputetin Fisnik Ismaili për posedim të armëve, përkatësisht bombolave të gazit.

Por pas këtij vendimi Ismaili ka thënë për lajmi.net se ky është një vendim dhe aktakuzë shumë e rëndë që i është bërë atij.

“Kjo është një aktakuzë shumë e rëndë që më është bërë pasi që unë nuk kam pasur asnjë herë bombola të gazit dhe kjo as nuk është vërtetu”, ka thënë shkurt Ismaili për lajmi.net.Ndryshe, sipas këtij vendimi, deputeti i PSD-së, Fisnik Ismaili, i cili në kohën kur është akuzuar për gaz lotsjellës, ishte deputet i LVV-së, është dënuar sot më 6 muaj burg, por ky dënim ndaj tij nuk do të ekzekutohet nëse nuk kryen vepër tjetër penale brenda 1 viti.
Shtuar më 18/03/2019, ora 16:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori