Ismaili flet për idenë e Thaçit, a do dalë kundër Veselit?
Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismajli, ka vlerësuar se partitë opozitare nuk duan të jenë pjesë e procesit të dialogut ngase, sipas tij, nuk kanë guxim për vendimmarrje.
Ismaili ka kujtuar se PDK-ja kishte paraqitur një platformë për dialogun me Serbinë, mirëpo ka hasur në refuzim nga partitë opozitare.

“Qëllimi i PDK’së është që të gjithë të jenë në një vijë, që institucionet e Kosovës do ta ruajnë Kushtetutën, sovranitetin dhe integritetin territorial. Të gjitha këto i kemi paraqitur në platformë dy muaj më parë. Interpretimi i disa partive nuk është interpretim i fakteve mirëpo i prizmit të tyre”, tha Ismaili gjatë një interviste në Info Magazine të Klan Kosovës.

“Ju dorëzuam dokumentet ju kemi thënë të japin mendimet e tyre. Nuk është koha t’i keni garat e brendshme në tema nacionale. Janë gara të brendshme në kurriz të një procesi shumë të rëndësishëm”, shtoi ai.

Ismaili ka sqaruar idenë për korrigjimin e kufijve, që sipas tij, nënkupton që në përmbylljen e dialogut, Presheva, Medvegja dhe Bujanoci t’i bashkohen Kosovës. Ai shtoi se ideja për shkëmbim territoresh nuk është diskutuar.

“Ideja e shkëmbimit të territoreve po vjen nga partitë opozitare. Të vetmit njerëz që po e përmendin janë paritë opozitare”, tha Ismaili.

“Në këtë rast e kemi problemin me rezolutën. Thuhet se do të bëjë diçka që është e garantuar me kushtetutë. Nuk mund të flasësh në rezolutë, për diçka që është e garantuar me kushtetutë. Ata po duan të vijnë në kuvend dhe të flasin për ndarje të Kosovës”, shpjegoi ai.


Shtuar më 31/08/2018, ora 18:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori