Islami-Humollit: E kemi ditur për dorëheqjen, ishe instrument i opozitës
Ka përfunduar prezantimi i raporti të Komisionit për matjen e territorit.

Akademiku Hivzi Islami, gjatë një konference për medie, ka folur për propozimin që të bëhet matja e territorit të Kosovës dhe Malit të Zi.

"Këtë propozim e kam dhënë më 3 gusht dhe propozimi im ka qenë që matja e territorit të Kosovë dhe Malit të Zi", tha ai.

Gjatë konferencës, Islami ka komentuar edhe dorëheqjen e anëtarit të këtij komisioni Fitim Humollit.

Au ka thënë se ka qenë në dijeni të dorëheqjes së tij që nga dita e parë.

"Ai nuk e ka pranuar këtë komision që nga dita e parë. Ka qenë postier i dërguar nga persona të caktuar", tha Islami, duke shtuar se Humolli ishte instrument i opozitës. /albeu.com/
Shtuar më 21/02/2017, ora 12:08

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori