ISIS kërcënon Universitetin e Prishtinës
Universiteti i Prishtinës ka marrë një kërcënim nga Shteti i vetëshpallur Islamik ISIS.

Në një letër të lënë në sallën ku kishte për qëllim të mbahej sot ceremonia e themelimit të 47'ë vjetorit në Fakultetin Filologjik
Prorektori për Marrëdhënie Ndërkombëtare në UP, Afrim Hoti ka thënë se dje kanë marrë një letër kërcënuese, e cila ishte e shkruar në emër të Shtetit Islamik.

"Do t'ju sulmojmë me datën 15.02 (shkurt) dhe shihemi te Zoti",shkruante letra.

Ndërkohë, mësohet se kjo letër ka qenë arsyeja e anulimit të ceremonisë në Fakultetin Filologjik, ndërsa policia po heton për zbardhjen e ngjarjes dhe arrestimin e personave të dyshuar. /albeu.com/
Shtuar më 15/02/2017, ora 13:05

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori