ISIS 'kërcënon' Ballkanin
Pëlqej
Njëzetë persona të inflirtruar brenda ISIS ndodhen në Ballkan dhe janë të gatshëm të luftojnë në çdo moment që do të marrin urdhëra.

Mediat serbe kanë marrë letrën kërcënuese që ISIS ka lënë në ambasadën e Serbisë në Damask, e ku theksohet se terroristët e ISIS janë në kontakt me aleatët e tyre në Serbi, Bosnje, Mal të Zi, në Shqipëri dhe në Maqedoni.

“Të gjithë ata janë të gatshëm për veprim”, theksohet në letrën kërcënuese të ISIS-it ndaj ambasadës serbe në Siri, transmetojne mediat kosovare.

Besohet se ISIS ka formuar edhe "Brigadën e Ballkanit" dhe se lideri i kësaj dege është një kosovar e zëvendësi është një serb.

Ata konsiderohen si elementë të rrezikshëm dhe i kanë potencialet e rrezikshmërisë së lartë për rajonin. /albeu.com/
Shtuar më 01/09/2014, ora 12:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori