Ishujt Solomon njohin Kosovën
Pëlqej
Ishujt Solomon kanë njohur pavarësinë e shtetit të Kosovës. Lajmi është konfirmuar nga ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj.

“Një tjetër lajm i mirë për Kosovën. Ishujt Solomon sapo e kanë njohur pavarësinë e Kosovës duke u bërë vendi i 108 që e marrin këtë vendim. Urime qytetarëve të Kosovës”, ka shkruar Hoxhaj.

Lajmi për njohjen nga Solomon e ka dhënë edhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë të Ishujve Solomon, Clay Forau.

Ai ka shtuar se njohja është bërë, pasi Ishujt Solomon kanë parë përparimin demokratik të Kosovës.

Forau tha se qëndrimi ndaj Kosovës, për ta njohur si shtet të pavarur dhe sovran, është marrë ndër të tjera pasi është parë se ky shtet ka nisur të dialogojë për paqe me Serbinë. /albeu.com/


Shtuar më 13/08/2014, ora 00:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori