Ishte mashtrimi i radhës, s'ka viza për Kosovën
Premtimi se qytetarët e Kosovës në fund të këtij viti do të mundë të lëvizin pa viza në Zonën Schengen po del të jetë mashtrimi i radhës. Kjo për faktin se të premten e ardhshme (më 7 dhjetor) Këshilli i Ministrave të BE-së ka mbledhjen e fundit për këtë vit, përderisa pak ditë para këtij takimi tri organet e BE-së, Komisioni, Parlamenti dhe Këshilli, ende nuk kanë dalë me një dokument të përbashkët për liberalizim të vizave.

Kosova i ka gjasat e barabarta me zero që ta fitojë këtë vit liberalizimin e vizave me Bashkimin Evropian (BE), ndonëse zyrtarët e lartë shtetërorë vazhdimisht kanë bërë premtime se qytetarët e vendit në fund të vitit do të lëvizin lirshëm në zonën Schengen.

Kjo për faktin se të premten e ardhshme (më 7 dhjetor) Këshilli i Ministrave të BE-së ka mbledhjen e fundit për këtë vit në përbërjen e ministrave të Punëve të Brendshme, përderisa pak ditë para këtij takimi tri organet e BE-së: Komisioni, Parlamenti dhe Këshilli, ende nuk kanë dalë me një dokument të përbashkët për liberalizim të vizave.


Shtuar më 30/11/2018, ora 08:15

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori