BE nuk arrin sërish dakordësi për raundin e ri të sanksioneve ndaj Rusisë

Në takimin në Bruksel, diplomatët më të lartë të BE-së nuk arritën të finalizonin raundin e dhjetë të sanksioneve të bllokut kundër Rusisë, i cili do të ndalonte shitjen e teknologjive më kritike ushtarake.

Ambasadorët do të rifillojnë bisedimet të premten, në përvjetorin e parë të pushtimit rus të Ukrainës. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, i kishte thënë presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, se BE-ja synon të zbatojë masat deri më 24 shkurt.

Bisedimet kuptohet se kanë ngecur për çështjen e tregtisë së gomës me Rusinë. Paketa e fundit do të ndalonte eksportin e komponentëve për drone dhe helikopterë dhe pjesë këmbimi për automjete, sende që u gjetën në fushat e betejës të Ukrainës.

Kërkimi për konsensus erdhi pasi zyrtarët britanikë, amerikanë dhe të BE-së u takuan të enjten për të ndarë informacione rreth sanksioneve, mes një shtytjeje në rritje ndërkombëtare për të frenuar përpjekjet e dukshme ruse për t’iu shmangur kufizimeve me ndihmën e fqinjëve të saj. /albeu.com


Shtuar 23.02.2023 17:32