Ndodh edhe kjo: Ish-zv.kryeministri emërohet Drejtor i Stacionit të Autobusëve në Ferizaj
Adem Salihaj, ish-Zëvendëskryeministër i Kosovës dhe i konsideruar si një prej njerëzve më me influencë në Kosovë, ka pësuar një degradim të paparë në karrierën e tij.

Të hënën, Salihaj është emëruar Drejtor i Stacionit të Autobusëve në Ferizaj, shkruan Express.

Këtë vendim e ka marrë Kryetari i Ferizajt, Muharrem Svarqa, i cili po ashtu si Salihaj, vjen nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Menjëherë pas luftës, Salihaj ishte Kryetar i Ferizajt, më pas, në kohën kur Kryeministër ishte Ramush Haradinaj, Salihaj u emëruar Zëvendëskryeministër.
Shtuar më 04/03/2014, ora 01:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori