Ish-zv.kryeministri i Jugosllavisë denohet me 18 vjet burg për krimet e luftës në Kosovë
Ish-zëvendëskryeministri i ish-Jugosllavisë,
Nikola Sainoviç, i
shpallur fajtor për krime lufte në Kosovë do të vuajë dënimin në një
burg të Suedisë.
Ai bëhet dhe krimineli i katërt serb që vuan dënimin në këtë
burg.
Sainoviç është
shpallur fajtor nga Gjykata e Hagës për vrasje, persekutim politik, vrasje për arsye raciale dhe fetare kundër shqiptarëve , shkruan BIRN.
Nikola Sainoviç do të vuajë 18 vjet
burg.
Sainoviçi ka qenë krahu i djathtë i Millosheviçit dhe është dënuar së bashku me tre ish-gjeneralë të tjerë të ish-Jugosllavisë, Nebojsa Pavkoviç, Vladimir Lazareviç, dhe Streten Lukiç. /albeu.com/
Shtuar më 28/09/2014,
ora 14:52