Ish-ushtari i UÇK-së: Vëllai i Thaçit ka paguar vrasësit
Pëlqej
Për komunikatën e 59 ka folur sërish edhe ish ushtari i UÇK-së dhe pjesëtari i SHIK-ut, Naim Miftari. Ai ka shkruar në Facebook se për vrasjet e pasluftës, duke përfshirë edhe ato të Besim Dajakut, ish ushtar i UÇK-së dhe truproja e Presidentit Ibrahim Rugova, e poashtu edhe gazetarit të Bota sot, Bekim Kastrati, dihen tashmë vrasësit.

Duke e përmendur këtë rast, Miftari ka theksuar se gjatë vrasjes së tyre, në një autopark në periferi të Prishtinës vëllai i Presidentit Hashim Thaçi, u kishte dërguar paratë vrasësve.

Postimi i plotë (pa ndërhyrje të redaksisë):

Komunikata 59 komunikat e vrasjeve të luftes por edhe të pas luftes.

Besim Dajaku ish ushtar i UÇK pas luftes truporje e Ibrahim Rugoves, pas luftes i vrar në prit me 19 tetor 2001 që ju ba Gani Gecin i cili u plagos pos Besim Dajakut u vra edhe fjala e lir e publicistit Bekim Kastratit gazetar i Bota Sot dhe nip i Shaban Polluzhes.

Edhe pse su zbardh kurr rasti dhe mbahet në errsir, por nuk ësht ashtu dihen vrasesit dihet organizatori dhe dihen urdhruesit dhe dihet se në një autopark në periferi të Prishtines parat vrasesve për kët prit u kishte derguar vllau i presidentit Hashim Thaqi nga kush i ka marr ato para nuk ësht hiq zor me dit. Lavdi luftarit të liris.
Shtuar më 15/08/2018, ora 11:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori