Ish-ushtari i UÇK-së shpërthen ndaj BE-së: Një ditë edhe ty të vjen fundi
Pëlqej
Osman Islami, ish-ushtar i UÇK-së, me anë të një postimi në Facebook ka shpërthyer ndaj Bashkimit Evropian.

Islami është shqiptar nga Maqedonia që ka ardhur për të luftuar në Kosovë dhe pas luftës ka vendosur që të vazhdojë të jetojë në shtetin kosovar.

Postimi i tij erdhi pasi BE nuk i liberalizoi vizat.

"Faleminderit EU qe na ndihmove me u çliru.Por kurr fal mos te qoft gracka qe naj ke ba . Qe na ke mbyll ne kafaz si papagalla.Europ e moçme , ne shqiptart 2000 vjet kem jetu nen sundim te huaj . Mujm me jetu edhe nen sundimin tan , por dije se edhe perandoris tane i vjen fundi nje dit.", ka shkruar Islami në postimin e tij, duke përdorur edhe këngën e Gilit "Unë edhe pa ty u knaqa".


Shtuar më 06/12/2018, ora 13:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori