Ish-shefi i SHISH: Dy pista për vrasjen e Ivanoviçit, serbin nuk e ekzekutuan shqiptarë
Pëlqej
Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror (SHISH) të Shqipërisë, Fatos Klosi, ka komentuar rreth vrasjes së sotme të politikanit serb në Mitrovicën e Veriut, Oliver Ivanoviq.

Klosi ka deklaruar se atentati është bërë për të tensionuar situatën në Ballkan.Për Klosin, janë dy pistat e vrasjes së Oliver Ivanoviçit.

“Ata që e kanë bërë e kanë bërë me qëllim për të sjellë pasoja. Është ngjarje e rëndë, dhe delegacioni serb u tërhoq nga bisedimet, ky ishte edhe qëllimi i parë.

Në këtë fazë kemi drejtë që të bëjmë vetëm arsyetime, se kujt i leverdis? Motivi është për të acaruar situatën. Mund të jetë faktori i brendshëm serb, atje ka elementë dhe forca që do të donin ta prishnin këtë situatë, por edhe faktorë ndërkombëtarë që nuk duan stabilitetin e Ballkanit. Ndërkombëtarët po thonë se ka një rrezik rus në Ballkan”, ka thënë Klosi.

Por a mund të jenë përfshirë shërbimet sekrete në këtë vrasje?

“Pse do të ngatërrohen shërbimet në këto punë, ka forca të tjera plot. Janë grupe paramilitare që nuk e njohin ligjin. Shërbimet janë por kanë kaluar në informativë nuk bëjnë gjëra të tilla. Vrasja është një ngjarje e rëndë, do u hyjmë turbullirave të reja. Unë besoj se nuk e kanë vrarë shqiptarët”, ka komentuar ai. /albeu.com/
Shtuar më 16/01/2018, ora 22:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori