Ish-shefi i NATO-s: Millosheviçi donta ta bënte Kosovën shtet një-etnik
Ish-Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Lordi George Robertson, është shprehur se, është i impresionuar me punën që po bëhet në qendrën e OJQ-ve "The Ideas Parthership" në Fushë Kosovë.

Komentet ai i bëri gjatë vizitës që i bëri sot kësaj qendre ku i pa nga afër aktivitetet që po zhvillohen atje me fëmijët e komunitetit rom, ashkali dhe egjiptian.

Me këtë rast, ai deklaroi se, Slobodan Miloshevic ishte përpjekur që ta bëjë Kosovën shtet një-etnik, por ishte bashkësia ndërkombëtare që nuk e lejoi një gjë të tillë.

"Kosova eshte nje shtet multietnik dhe ne e përgëzojmë për këtë" tha ish shefi i NATO-s.

Politikani anglez në këtë vizitë ishte i shoqëruar nga ambasadori i Kosovës në Britanininë e madhe, Lirim Greiçevci, njofton Klan Kosova.

Lordi Robertson gjatë ditës së djeshme u takua në Kosovë me kryeministrin Isa Mustafa, presidenten Atifete Jahjaga si dhe bashkë me ministrin e jashtëm Hashim Thaçi bëri homazhe tek varrezat e dëshmorëve në fshatin Poklek të Drenaasit. /albeu.com/
Shtuar më 20/01/2016, ora 12:14

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori