Katër ditë para se ta përfundonte mandatin trevjeçar si rektor i Universitetit të Prishtinës, Mujë Rugova ka nxjerrë dy vendime, sipas të cilave të drejtën e
regjistrimit të doktoratës në Fakultetin Juridik e kanë fituar 16 kandidatë, nëntë prej tyre me
vendimin 2/617, të datës 26
shtator dhe shtatë me
vendimin 2/66 të datës 28
shtator 2012.
Zyrtarët e UP-së e pranojnë se vendimet e Rugovës janë të kundërligjshme, porse nuk mund të riparohen.
Sipas Koha Ditore, për tre nga shtatë kandidatët e pranuar me
vendimin e ish-rektorit Rugova, të datës 28
shtator 2012, nuk është shënuar se në cilat programe e kanë fituar të drejtën e
regjistrimit. Në
vendimin që e ka siguruara gazeta, për tre kandidatët në vend të programit në të cilin ata janë regjistruar shkruan “pa program”. Për katër të tjerët, ndërkaq, janë shënuar emrat e programeve në të cilat janë regjistruar kandidatët. /albeu.com/
Shtuar më 24/01/2013,
ora 10:10