Ish-presidenti i Kroacisë: Serbia të njohë Kosovën, pastaj flasim për korigjim kufijsh
Ish-presidenti i Kroacisë, Stjepan Mesiç, ka ftuar Serbinë që të njohë pavarësinë e Kosovës dhe më pas të ulet në tryezën e bisedimeve për temën e ndryshimit të kufijve, shkruan Albeu.com

“Unë nisem nga ajo se arkitektura e vendeve evropiane, këtu përfshij edhe Kosovën, ka përfunduar. Pra, kur një ditë Beogradi dhe Prishtina të vendosin marrëdhënie normale, atëherë mund të flitet për ndonjë çështje alogjike në ndonjë pjese të kufirit. E dini, asnjë kufi nuk është deri në fund ‘letër e shenjtë’ që të mos ndryshojë diçka, por së pari duhet njohur shtetin me të cilin bisedohet”, ka thënë Mesiç për televizionin Klan Maqedonia.

Politikani që shërbeu si president i Kroacisë për 10 vite tha se Beogradi nuk duhet të bëjë sikur nuk i kupton faktet historike dhe se Prishtina e Beogradi duhet të vendosin marrëdhënie të ngushta.

Beogradi bën sikur nuk i kupton faktet historike, Kosova
përfundimisht është shtet dhe duhet vendosur sa më parë marrëdhënie sa më të ngushta. Në fakt Beogradi, nuk është e thënë ta njohë menjëherë Prishtinën, por duhet patjetër të lejojë që kufijtë të hapen, që njerëzit të komunikojnë që kapitali të gëzojë të drejtën e qarkullimit dhe shërbimet të gëzojnë të drejtën e kalimit”, deklaroi Mesiç./albeu.com/
Shtuar më 28/02/2019, ora 20:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori