Ish-polici serb lë gjyqin për të luftuar në Ukrainë
Pëlqej
Radomir Pocuca, ish-zëdhënës i njësisë kundër terrorizmit të policisë serbe, i cili është në gjykim për vënien në rrezik të sigurisë së grupit paqësor Gra në të Zeza, është larguar nga vendi dhe i është bashkuar separatistëve rusë që po luftojnë në lindje të Ukrainës.

Pocuca ka shkruar në adresën e tij në Facebook, se ka ikur për në Ukrainë që të luftojë kundër të keqes dhe "për paqen e botës".

“Erdha të jem mes vëllezërve, të ndaj barrën e luftës kundër jo-njerëzorëve që i drejton Satani, paraja dhe përfitimi,” tha ai, shkruan BIRN.

Radomir Pucuca ka shtuar se nuk ka ikur në Ukrainë për para, por se "e bren ndërgjegja për këtë vend dhe për paqen atje". /albeu.com/
Shtuar më 19/09/2014, ora 14:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori