Ish-polici dyshohet se “ka gisht” në falsifikimin e mesazheve telefonike
Foto: Petrit Rrahmani/Express
Ish-polici kosovar, Fitim R., dyshohet se “ka gisht” në falsifikimin e mesazheve telefonike mbi bazën e të cilave Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj nënkryetarit të parë të Partisë Demokratike të Kosovës, Fatmir Limaj, ka zbardhur detaje të reja në lidhje me këtë rast.

Ai thotë se vetë nuk i ka falsifikuar mesazhet telefonike, mbi bazën e të cilave po akuzohet Limaj, por sipas tij, këtë e ka urdhëruar një prokuror vendor me inicialet O.M.


Falsifikimin thotë se nuk e ka bërë në rrugë as në zyre, dhe thotë se nuk e di kush e ka bërë”, shkruan Epoka e Re.

Letra me mesazhet e falsifikuara nga Prokuroria kishte arritur në Zyrën e Kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili ia kishte dhënë Limajt, ndërsa EULEX-i e kishte marrë atë në shtëpinë e Limajt kur e kishte bastisur atë. /albeu.com/
Shtuar më 08/02/2013, ora 17:06

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori