Ish-ministri turk: Kush voton partinë e Erdoganit hyn në parajsë (VIDEO)

Turqia përgatitet të hyjë në zgjedhje lokale në fund të marsit, megjithatë partitë kanë ndezur motorët e fushatës me deklarata dhe premtime.

Por, premtimi i ish-ministrit të Erdoganit, Ismet Yilmaz ka marrë shumë vëmendje në Turqi.

Gjatë një takimi ai shprehet se vota për partinë e Erdoganit, AKP është një biletë për në xhenet.

"Ja ku jemi këtu me vëllain tonë, kandidat për bashkinë. Votojeni dhe vota juaj për AK Parti do të jetë një biletë për në xhenet", u shpreh Yilmaz duke shkaktuar mjaft reagime ironike në Tëitter kryesisht nga turqit që jetojnë jashtë vendit, pasi kushdo që kritikon nga brenda rrezikon burgun. /albeu.com/
Shtuar më 28/01/2019, ora 11:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori