Ish-ministri mbyll syrin me të qeshur ndaj lajmit se Kosova është e korruptuar (FOTO LAJM)

Krimi i organizuar dhe korrupsioni janë dy problemet të cilat Kosova assesi nuk po arrin t’i çrrënjosë. Një raport i publikuar nga "Amnesty International" e ka nxjerrë Kosovën si vendin më të korruptuarrajon. E me këtë ka ironizuar ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, duke thënë se është vetëm një perceptim, shprehje kjo që e përdorin politikanët për të minimizuar nivelin e korrupsionit në Kosovë.

Ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë nga radhët e partisë së Fatmir Limajt, Bajram Hasani, ka ironizuar me një raport të “Transparency International”, i cili e nxjerr Republikën e Kosovës si shtetin më të korruptuarrajon.

Në një reagim në profilin e tij, Bajram Hasani, i cili u shkarkua muaj më parë me kërkesë të partisë së tij, me tallje e thotë se një gjë e tillë është vetëm një përshtypje.

“Veç perceptim është", ka qenë shkrimi i ish-ministrit me të cilën e ka shoqëruar fotografinë në të cilën shfaqen tabelat të cilat e nxjerrin vendin si shtetin më të korruptuarrajon.

Luftimi i krimit dhe korrupsionit ka qenë një nga kushtet kryesore që Bashkimi Evropian i ka vendosur Republikës së Kosovës në mënyrë që të avancojë në proceset integruese drejt BE-së, pa harruar këtu edhe procesin e liberalizimit të vizave.


Shtuar më 09/01/2019, ora 16:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori