Ish-ministri i Brendshëm mesazh Serbisë: Jemi akoma gjallë
Ish-ministri i Brendshëm teknik, Dritan Demiraj ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale për çështjen e Trepçës në Kosovë.

Demiraj i është drejtuar Serbisë duke thënë ti mbajnë larg duart nga Trepça pasi shqiptarët janë akoma gjallë.

Sipas tij i duhet thënë ndal dhurimit, vjedhjes dhe uzurpimit të aseteve kombëtare që ndodhen brenda tokës amë.

Demiraj shprehu mbështetjen e tij ndaj kryeministrit Haradinaj duke u shprehur se ai me shumë kurajo dhe dinjitet po përballet i vetem kohet e fundit me një sfidë aspak të lehtë.

Statusi i plotë:

Të nderuar miq!

Duke ndjekur si gjithë bashkëkombasit e mi me shqetësim te madh situatën në Kosovë, kam dëshirë që me forcë të gjithë së bashku të themi:

Sërbi larg duart nga Trepça.

Jemi akoma gjallë. Ka ardhur koha ti themi më fortë se kurrë ndal “dhurimit”, vjedhjes dhe uzurpimit të aseteve kombetare që ndodhen brënda tokës amë.

Personalisht falënderoj me zemër dhe i bëj thirrje gjithë bashkëqytetarëve në Kosovë, që të mbështesim pa kufi Kryeministrin Ramush Haradinaj, i cili me shumë kurajo dhe dinjitet po përballet i vetem kohet e fundit me një sfidë aspak të lehtë.

Si gjithmonë shqiptarëve zgjidhja e problemeve i ka ardhur nga SHBA-të.
Shtuar më 06/02/2019, ora 08:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori