Ish-ministri Hasani nxjerr të vërtetën: Pacolli nuk pranonte që Serbisë t'i vendosej taksë
Ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, ka komentuar vendimin e fundit të marrë nga Qeveria e Kosovës, sipas së cilit, u vihen taksa prej 10 për qind produkteve të importuara nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

Bajram Hasani, i cili para disa muajve u shkarkua nga ministri i Tregtisë dhe Industrisë, në emisionin T7 ka folur rreth sanksionimit të produkteve serbe e boshnjake.

Hasani ka thënë se pati propozuar edhe më parë që të taksohen produktet serbe, por thotë se ka pasur kundërshtarë brenda kabinetit të Ramush Haradinajt.

Ish-ministri tregon se dy zëvendëskryëministrat Enver Hoxhaj e Behgjet Pacolli ishin kundër sanksionimit pasi, sipas tij, janë arsyetuar se do të ketë reagime.


Shtuar më 07/11/2018, ora 17:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori