Ish-ministri Bushati: Mos ofroni zgjidhje të shekullit XIX
Ish-Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka thënë se Shqipëria duhet të mbajë qëndrim parimor në diskutimet për çështjen e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë. Gjatë një aktiviteti, Bushati tha se procesi duhet të ofrojë zgjidhje duke pasur në qendër qytetarin europian dhe jo të ofrojë receta të shekullit XIX në shekullin e XXI.

“Unë bëj pjesë tek ajo kategori njerëzish që nuk e shoh as zhvillimin e Shqipërisë dhe as zhvillimin e Kosovës dhe as zhvillimin e shqiptarëve në përgjithësi në rajon në kurriz të një populli apo kombi tjetër.

Por nga ana tjetër gjëja që më shqetëson më pak nga çdo gjë tjetër është çka mendon Serbia apo rehabilitimi i Serbisë në Ballkan, apo rehabilitimi i Serbisë në arenën ndërkombëtare. Mendoj se ne si Shqipëri na takon të mbajmë një qëndrim parimor përsa i përket kësaj çështje. Nuk besoj se mund të ketë politikanë në Shqipëri të mos respektojë të njëjtën gjë dhe përsa i përket integritetit territorial të Kosovës.

Nuk mendoj se do të ketë njeri kurajo në Shqipëri që të apikojë një standard të ndryshëm nga ai që politika shqiptare ka aplikuar për 30 vjet me fqinjin tjetër, që është sot Maqedonia e Veriut”, ka thënë Ditmir Bushati.
Shtuar më 04/05/2019, ora 21:39

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori