Ish luftëtari i UÇK sot para Gjykatës serbe
Mark Koshnjeti, i arrestuar të shtunën në Merdare nga policia serbe, del sot para gjykatës për krime lufte në Gjykatën e Lartë në Beograd. Siç raportojnë mediat në Beograd, Prokuroria e Serbisë ka vendosur që të nisë hetimet kundër Koshnjetit.

Serbia ka arrestuar më 14 prill shqiptarin nga Kosova Mark Kasnjetin në Merdare, "bazuar në një arrest për krime lufte". Lajmin e bëri të ditur ministri i Brendshëm serb, Ivica Daçic, i cili tha se shqiptari kosovar "dyshohet për krime lufte kundër serbëve, të kryera në vitet 1990 në Kosovë".

"Ky arrestim nuk ka të bëjë me përkatësinë etnike. Bëhet fjalë për krime lufte kundër popullsisë civile. Nëse ai është fajtor, do të tregojë procesi i mëtejshëm", ka theksuar ministri i Brendshëm i Serbisë Ivica Daçiç. /albeu.com/
Shtuar më 16/04/2012, ora 10:13

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori