Ish-luftëtarët e UÇK-së në protestë për pensionin
Ish-luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të protestojnë nesër për shkak se duan që të ngrihet një komision mjekësor që do të caktonte shkallën e invaliditetit.

Për këto, dhe pakënaqësi të tjera, kjo kategori e luftës nesër mblidhet para ndërtesës së Qeverisë në Prishtinë.

Nga kryesuesit e protestës kanë thënë se protesta nesër do të zhvillohet e qetë, por se nëse qeveria vazhdon të mos dëgjojë zërin e veteranëve do të ketë protesta deri edhe të dhunshme.

Ish-luftëtarët e UÇK-së nesër mblidhen para Qeverisë së Kosovës në orën 12:00. /Albeu.com/
Shtuar më 17/04/2016, ora 20:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori