Ish kreu i OKB-së, kritikon qëndrimin e BE-së
Ish-përfaqësuesi i OKB-së, për Bosnje-Hercegovinën, Christian Schwarz-Schilling tha se “Serbia përpiqet të dëmtojë pavarësinë e Kosovës dhe i krijon pengesa vetes në rrugën drejt BE-së”.

“Me këtë unë mendoj, se Evropa vet nuk po gjen një gjuhë të qartë kundrejt Serbisë. Nisur nga shmangia e pesë kombeve në Evropë, të cilat nuk e kanë njohur ende pavarësinë e Kosovës, Evropa ngurron dhe veçanërisht ministrja e Jashtme, duke mos gjetur një gjuhë të qartë. Kjo pasi një qëndrim i qartë duhet të mbështetet nga të gjitha kombet”, thekson ai.
Shtuar më 01/08/2011, ora 18:23

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori