Ish-komandanti i UÇK-së për Zonën e Nerodimës ftohet si i dyshuar nga Gjykata Speciale
Shukri Buja është i ftuari i fundit nga Gjykata Speciale në cilësinë e të dyshuarit për krime lufte. Këtë e ka konfirmuar Buja në një bisedë për Express.

“Po, jam i ftuar nga Gjykata Speciale. Jam i ftuar në cilësinë e të dyshuarit. Ftesën e kam marrë pardje për paraqitje në Hagë më 17 korrik”, ka thënë Buja, për Express.

Shukri Buja ka qenë njëri prej udhëheqësve kryesor për Nerodime.

Gjykata Speciale ishte krijuar nga deputetët e Kuvendit të Kosovës pas publikimit të Raportit të Dick Martyt, i cili pretendonte se ushtarët e UÇK’së kanë kryer krime.

Deri tash ftesa nga Gjykata Speciale kanë pranuar edhe ish-komandantët e tjerë Rrustem Mustafa (Zona Operative e Llapit), Sokol Dobruna (Gjykata ushtarake e UÇK-së), Sami Lushtaku (Zona Operative e Drenicës) e Nazif Mehmeti (një nga komandantët në Zonën Operative të Llapit) etj.
Shtuar më 30/06/2019, ora 12:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori