Pamje të frikshme, momenti kur avioni ushtarak përplaset me aeroplanmbajtësen amerikane, humbin jetën 3 marinsa (FOTO & VIDEO)

Një video tronditëse është publikuar për herë të parë në internet pak ditë më parë, ku tregon momentin kur një avion ushtarak amerikan përplaset me një anije të marinës amerikane. Ngjarja tragjike që çoi në vdekjen e tre marinsave të rinj në vitin 2017.

Sipas Daily Mail, pamjet e postuara në internet të shtunën tregojnë avionin MV-2 Osprey duke tentuar të ulet në anihet sulmuese amfibe USS Green Bay dhe përfundimisht rrëzohet për shkak të problemeve teknike.

Pas incidentit, avioni që mbante 25 marinsa u rrëzua në det dhe për shkak të dëmtimeve të marra u fundos shpejt.

Marinsat që ndërruan jetë ishin dy 26-vjeçarët Benjamin Cross dhe Nathaniel Ordaëay, si dhe 19-vjeçari Ruben Velasco./albeu.com