Gjendet bombë e Luftës së Dytë Botërore në Berlin, evakuohen 8 mijë banorë

Rreth 7,800 njerëz në Berlin u detyruan të braktisin shtëpitë e tyre sot pasi një bombë e Luftës së Dytë Botërore u gjet në pjesën lindore të kryeqytetit gjerman.

Bomba u zbulua në një kantier ndërtimi në lagjen Hohensenhausen. Ai kishte përmasa 60×30 centimetra dhe, sipas ekspertëve dhe ishte e prodhimit sovjetik.

Operacioni përfshinte 180 oficerë policie, të cilët kryen kontrolle derë më derë për të siguruar evakuimin e plotë të zonës. Apelimet janë bërë edhe përmes altoparlantëve, por edhe përmes internetit.

&

Tre shkolla janë kthyer në strehimore emergjente, ndërsa shpërthimi i kontrolluar i bombës është vonuar për të përfunduar evakuimin e banorëve me probleme lëvizëse.

Gati tetë dekada pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, autoritetet e Berlinit vlerësojnë se ka ende më shumë se 4500 bomba të pashpërthyera të shpërndara.


Shtuar 5.07.2023 22:47

Tags: ,