Ish-komandante e ushtare serbë arrestohen për krime lufte
Pëlqej
Trembëdhejtë serbë, mes tyre edhe ish-zyrtarë të lartë policorë janë vënë nën pranga ditën e hënë.

Ata akuzohen për krime lufte në ish-Jugosllavi, të kryera në shtete të ndryshme.

Të dyshuarit janë arrestuar në qytetin e Tesliqit dhe të Dobojit, në veri të Bosnjes.

Gjykata Penale Ndërkombëtarë për krimet e luftës në ish-Jugosllavi i akuzon serbët për vrasjen e 40 personave, myslimanë dhe kroatë.

Krimet më të shumta serbët e arrestuar i kanë kryer në Bosnje, ku dhe është kryer edhe lufta me përmasat më dramatike në ish-Jugosllavi, pasi nga luftimet humbën jetën rreth 100.000 persona. /albeu.com/

Shtuar më 01/09/2014, ora 14:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori