Sulmohet kandidati për deputet i LSI-së, Ralf Gjoni
Ish-gjenerali kroat: Jugosllavët shkaktuan zjarret masive, ata na urrejnë
Ndonëse kompetentët kanë deklaruar se shkaqet e zjarreve duhet të analizohen, shumë qytetarë të Kroacisë janë të bindur se ato janë të vëna nga dikush, shkruajnë sot mediet.
Sipas raportimeve të atjeshme, gjeneralipension Davor Domazet-Llosho ka deklaruar se për stihinë e zjarreve përgjegjës “janë jugosllavët, të cilët urrejnë Kroacinë dhe kroatët”.

Qytetarët janë të bindur se zjarret janë vënë qëllimisht nga fakti se ato kanë shpërthyer brenda një kohe të shkurtër në njëzet vende. Zjarrfikësit, ndërkaq, thonë të mos jepen konstatime të ngutshme. Para së gjithash kërkojnë analiza profesionale.

Gjenerali kroat në pension fajëson jugosllavët për vënie të qëllimshme të zjarreve që po shkrumbojnë në Kroaci e Mal të Zi.

“Po kallet Boka e Kotorrit, Hercegovina dhe Dalmacia. Kjo s’mund të jetë e rastësishme. Madje mu në kohën kur sipas parashikimeve të motit mund të dihet se do të ketë furtunë gjatë katër ditëve...”, është shprehur gjenerali Llosho.

“Ata që nuk mund të pajtohen me shtetin e pavarur të Kroacisë, që u mbrojt gjatë “luftës atdhetare”, u shkon përshtati që të kallet Kroacia, meqë zjarret janë një nga format e luftës asimetrike”, ka thënë gjeneralipension Davor Domazet-Llosho, transmeton Koha.net.
Shtuar më 18/07/2017, ora 15:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori