Ish-gjenerali jugosllav, 22-vjet burg për krime në Kosovë
Pëlqej
Tribunali Ndërkombëtar për Krimet e Luftës në ish-Jugosllavi, ka shpallur të martën vendimin se ish-gjenerali i Armatës Jugosllave, Nebojsa Pavkoviç që u dënua me 22-vjet burg në janar, do ta kryejë dënimin në Finlandë.

Serbia kishte kërkuar që Pavkoviç ta kryejë dënimin me burg në Beograd, por se një gjë e tillë është hedhur poshtë nga gjykatësit, raporton BIRN.

Pavkovic ishte dënuar së bashku me një gjeneral tjetër të armatës jugosllave, Vladimir Lazarevic, ish zëvendës kryeministrin e Jugosllavisë Nikola Sainovic dhe ish gjeneralin e policisë së Serbisë Sreten Lukic, të cilët ishin shpallur fajtor për vrasje, dëbim dhe trajtim çnjerëzor të shqiptarëve të Kosovës në vitin 1999.

Finlanda ka shprehur vullnetin e saj që Pavkovic të vuajë dënimin me burg atje.

Serbia ka kërkuar disa herë të bëhet njëri nga vendet në të cilat të dënuarit e Tribunalit mund të vuajnë dënimet e tyre.

Mirëpo sipas Kombeve të Bashkuara, që e kanë themeluar gjykatën e Hagës, personat e dënuar për krime lufte nuk duhet të vuajnë dënimin e tyre në vendin e origjinës./albeu.com/

Shtuar më 27/08/2014, ora 16:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori