Ish-drejtoresha e PTK-së, asistente e Drashkoviqit
Ish-drejtoresha e Postë Telekomit të Kosovës (PTK), e dënuar për korrupsion në Kosovë tani po punon si asistente e kryetarit të Medvegjës, Sllobodan Drashkoviq. Lajmi bëhet i ditur nga “Blic”.

Nga gushti i viti 2011 për Xhemën, Policia e Kosovës ka lëshuar fletë-arrest, i cili më vonë u publikua edhe në ueb-faqen e Interpolit. Megjithatë, Xhema ende nuk është kapur, derisa mbi të rëndon dënimi me tre vite burg për shpërdorim të detyrës zyrtare sa ishte në krye të PTK-së. Avokati i saj, derisa kishte folur për mediet kosovare për klienten Xhema dhe ankesën kundër vendimit të Gjykatës së Qarkut në Prishtinë për këtë dënim në Gjykatën Supreme, pati nxjerr edhe një ‘hile ligjore”. Ai kishte deklaruar se Xhema nëse nuk kapet brenda afatit sa është pesha e dënimit të saj, prej tre vitesh, lënda mund t’i parashkruhet, shkruan Zëri.

Në vitin 2008 për shpërdorim të detyrës zyrtare, gjykata e gjeti fajtore Xhemën duke i shqiptuar një dënim prej 3 vjet heqje lirie. Me po të njëjtin dënim gjykata e shpalli fajtore të akuzuarën edhe në pikën e dytë të aktakuzës, hyrje në kontratë të dëmshme. Bashkë me të fajtor u shpall edhe Mustafa Neziri për fshehje të parave dhe është dënuar me 2 vjet burg. Përveç kësaj trupi gjykues ka urdhëruar të dy të akuzuarit që të paguajnë edhe një shumë prej 300 mijë eurosh për PTK-në. /albeu.com/
Shtuar më 14/02/2013, ora 15:47

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori