Ish-deputeti i PDK-së "Pronto" zgjidhet drejtues në këshillin e prokurorëve
Me dhjetë vota për asnjë kudnër asnjë abstenim, Bahri Hyseni u zgjodh Kryesues i Këshillit ProkurorialKosovës. Ai do ta drejtojë Këshillin Prokurorial për tre vite.
Ish deputeti i PDK, është zgjedhur kryesues i Këshillit ProkurorialKosovës. Por, Bahri Hyseni kishte qenë i përfshirë në aferën e përgjimeve “Pronto”.

I akuzuar në aferën “Pronto”, Bahri Hyseni ia kishte besuar “Shefit” zgjedhjen që do t’i bënte për një pozitë të lartë në institucionet shtetërore. Shefi, e kishte përzgjedhur për anëtar të Bordit të Transmisionit dhe Tregut. Por, Hyseni pos që nuk kishte konkurruar, ai nuk e dinte se çfarë do të thotë KOSTT.

Pak kohë pas kësaj ngjarje që dëshmohet me një bisedë telefonike, Hyseni është bërë prokuror i Shtetit.

Mirëpo, sot, Këshilli Prokurorial i Kosovës, me dhjetë vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Bahri Hyseni u zgjodh Kryesues i Këshillit ProkurorialKosovës.

Ai do ta drejtojë Këshillin Prokurorial për tre vite.

Bahri Hyseni para kësaj pozite shërbyer si Deputet në Kuvendin e Kosovës dhe Kryetar i komunës së Shtërpces për partinë Demokratike të Kosovës.

Prokuroria Speciale, në prill të këtij viti, ngriti aktakuzën për veprën penale “Shkelja e statusit të barabartë të shtetasve dhe banorëve të Republikës së Kosovës në bashkëkryerje”.

Në mesin e tyre ishte emërimi i prokurorit Bahri Hyseni si anëtar i KOST-it, pa asnjë kriter.


Shtuar më 14/01/2019, ora 11:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori